9.2 C
Tetovo
E shtunë, 20 Prill, 2024
BallinaLajmeJanë dhënë licenca për 486 centrale për prodhim të energjisë elektrike nga...

Janë dhënë licenca për 486 centrale për prodhim të energjisë elektrike nga burime ripërtëritëse

 Nga janari i vitit të kaluar deri në fund të majit të këtij viti janë dhënë licenca për 486 centrale për prodhim të energjisë elektrike nga burime ripërtëritëse me fuqi të përgjithshme të instaluar prej 246,9 MW.përcjell www.telegrami.mk

Nga Komisioni rregullator për energjetikë thonë se me kapacitetin e instaluar që është ndërtuar për 17 muaj mund të përmbushen nevojat e 96.700 amvisëri me konsum mesatar të energjisë elektrike nga 12 qytete në shtet – Ohër, Tetovë, Kratovë, Krushevë, Kriva Pallankë, Sveti Nikole, Resnjë, Dojran, Dibër, Vinicë, Strugë dhe Negotinë.

“Gjithnjë e më shumë kompani, fabrika në vend vetë prodhojnë energji elektrike dhe faturat dukshëm u janë ulur, mu për shkak të investimeve në fotovoltaikë. KRRE për pesë muaj prej fillimit të këtij viti ka dhënë licenca për centrale me fuqi të prëgjithshme të instaluar prej 94,7 MW, ndërkaq të përkujtojmë se për tërë vitin 2022 fuqia e përgjithshme e instaluar e centraleve nga burime ripërtëritëse të cialt prodhojnë rrymë në mënyrë dominuese nga Dielli, por edhe nga era, uji dhe biogazi është 152,2 MW”, thekson kryetari i KRRE-së, Marko Bislimovski. 

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments