8.4 C
Tetovo
E hënë, 25 Nëntor, 2024
BallinaLajmeJahoski vlen më shumë se 2.2 milionë euro, deputetët e njësisë zgjedhore...

Jahoski vlen më shumë se 2.2 milionë euro, deputetët e njësisë zgjedhore 5 kanë deklaruar pasuri prej mbi 6 milionë euro (Infografik)

Pjesa më e madhe e vlerës së pasurisë së deklaruar nga deputetët në Njësinë zgjedhore numër pesë i përket deputetit Ismail Jahoski, i cili si individ ka dorëzuar një fletë anketuese që “peshon” 2.287.105 euro. Grupi parlamentar i VMRO-DPMNE-së në këtë Njësi zgjedhore numëron dhjetë deputetë, nga të cilët nëntë, për të cilët kemi siguruar të dhëna, bashkërisht kanë deklaruar një pasuri prej 2.627.337 euro. Tre deputetët e LSDM-së dhe koalicionit vlejnë 462.081 euro, pa Jahoskin koalicioni i BDI-së “peshon” 547.036 euro, ndërsa deputeti i vetëm i Lëvizjes ZNAM për Maqedoninë tonë ka deklaruar një pasuri prej 152.825 euro. Në regjistrin e Komisionit Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit (KSHPK) nuk ka të dhëna për deputetët e koalicionit “VLEN” dhe partisë E Majta, transmeton Portalb.mk nga Qendra për gazetari hulumtuese “SKUP – Maqedoni”.

Deputeti Ismail Jahoski ka deklaruar pasuri prej mbi 2.2 milionë euro

Deputeti nga koalicioni i BDI-së, Ismail Jahoski, ka deklaruar pasuri më të madhe dhe ai vetë në fletën anketuese ka deklaruar 2.287.105 euro. Pjesa më e madhe e vlerës së pasurisë së Jahoskit përbëhet nga kërkesat e bazuara në kredi, qira, kthim i mjeteve mbi bazë të kredive, si dhe depozita personale. Për pjesën më të madhe të pasurive të patundshme të raportuara, deputeti nuk ka paraqitur të dhëna për vlerën e tyre. Karakteristike është se e gjithë pasuria e Ismail Jahoskit është e regjistruar në emrin e tij personal dhe nëse është deklaruar edhe vlera e pjesës tjetër të pasurisë, atëherë llogaria e Jahoskit me siguri do të “peshojë” disa dhjetëra mijëra euro më shumë.

Deputetët e VMRO-DPMNE-së kanë deklaruar një pasuri prej 2.6 milionë euro

Pasuri më të madhe në vlerë prej 802.601 euro e ka deklaruar deputeti i mëparshëm dhe aktual në Kuvendin e Maqedonisë së Veriut dhe bartës i listës së VMRO-DPMNE-së dhe koalicionit në Njësinë zgjedhore numër pesë, Gjorgjija Sajkoski. Pas tij vjen deputetja Ollga Llozanovska me pasuri me vlerë prej 387.782 euro, ndërsa në TOP 3 deputetët më të pasur në Njësinë zgjedhore numër pesë nga radhët e VMRO-DPMNE-së është edhe Kire Bozhinovski me pasuri prej 352.195 euro, pastaj vjen Jovan Jaulevski me 296.497 euro dhe Sillvana Angelevska me 270.894 euro. Deputetja Lidija Petkoska ka deklaruar pasuri në vlerë prej 266.682 euro, pas saj vjen Sasho Donev me 138.243 euro, Gracija Bakraçeska me pasuri prej 94.682 euro dhe i fundit në listë është Pece Milevski me 17.761 euro “modeste”.

Nga dhjetë deputetët e zgjedhur të VMRO-DPMNE-së në Njësinë zgjedhore numër pesë, për nëntë prej tyre kemi të dhëna nga lista anketuese. Në regjistrin e KSHPK-së nuk figuron vetëm deputeti Mevmed Xhaferi. Grupi parlamentar i VMRO-DPMNE-së në Njësinë zgjedhore numër pesë ka deklaruar një pasuri prej 2.627.337 euro.

Treshja e LSDM-së “peshon” mbi 400 mijë euro

Tre deputetët e LSDM-së dhe koalicionit në Njësinë zgjedhore numër pesë kanë deklaruar pasuri në vlerë prej 462.081 euro. Më i pasuri në mesin e tyre është deputeti Mitko Trajçuleski me pasuri prej 174.346 euro, pas tij vjen ish-ministrja e kulturës, Bisera Kostadinovska Stojçevska me pasuri në vlerë prej 155.053 euro dhe Jovan Mitrevski me pasuri në vlerë prej 132.682 euro.

Sela, Xhaferi dhe Pasholli nga Fronti Evropian i BDI-së kanë deklaruar pasuri në vlerë prej mbi gjysmë milioni euro

Deputetët Ziadin SelaMusa Xhaferi dhe Arbana Pasholli në fletën e tyre anketuese kanë deklaruar pasuri me vlerë të përgjithshme prej 547.036 euro. Më e pasura në mesin e tyre është deputetja Arbana Pasholli fleta anketuese e të cilës “peshon” 226.829 euro, pas saj vjen Ziadin Sela me pasuri në vlerë prej 214.862 euro dhe Musa Xhaferi me 105.345 euro. Deputeti Ismail Jahoski është jashtë konkurrence se me një pasuri në vlerë prej mbi 2,2 është për katër herë më i pasur se tre deputetët e tjerë të koalicionit, PasholliSela dhe Xhaferi.

Vesna Bendevska nga Lëvizja ZNAM për Maqedoninë Tonë ka deklaruar një pasuri prej 152.825 euro, ndërsa deputeti i koalicionit “VLEN”, Salim Sulejmani dhe deputetja e partisë E Majta, Jovana Mojsoska, nuk gjenden në regjistrin online të KSHPK-së. Pasuria e përgjithshme e shtatëmbëdhjetë deputetëve në Njësinë zgjedhore numër pesë është 6.076.384 mijë euro, prej të cilave mbi 2.2 milionë euro i takojnë deputetit më të pasur, sulltanit të naftës nga PllasnicaIsmail Jahoski.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments