7.9 C
Tetovo
E shtunë, 27 Prill, 2024
BallinaLajmeBotaIzraelitët dhe palestinezët bashkë në protestë

Izraelitët dhe palestinezët bashkë në protestë

Izraelitët dhe palestinezët janë bërë bashkë për të kërkuar nga policia izraelite që të heqë postblloqet në lagjen “Sheik Jarrah” në Jerusalemin Lindor.

Protestuesit kanë shprehur pakënaqësinë e tyre ndaj planit të dëbimit të banorëve arabë nga pronat. Gjatë kësaj proteste të izraelitëve dhe palestinezëve është arrestuar një person.

Një fushatë e shtetit izraelit për dëbimin e familjeve të palestinezëve është duke vazhduar në Jerusalem, ani pse për të njëjtën arsye nisi konflikti i armatosur që zgjati 11 ditë.

Pas armëpushimit është ndaluar procesi i dëbimit të palestinezëve, por shteti ka paralajmëruar se fushata do të vazhdojë gjatë javëve të ardhshme.

Organizatat izraelite për të drejtuat e njeriut, kanë thënë se 150 familje në lagjen “Sheik Jarrah” kanë marrë njoftimin për largim nga pronat e tyre dhe vendosjen e hebrenjve.https://www.botasot.info/azia-bota/1600614/izraelitet-dhe-palestinezet-bashke-ne-proteste/

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments