11.7 C
Tetovo
E premte, 17 Maj, 2024
BallinaEkonomiIZRAELI, gati të nisë gaz drejt Europës: Ja vendi që i “hap...

IZRAELI, gati të nisë gaz drejt Europës: Ja vendi që i “hap derën”!

Izraeli është i gatshëm të eksportojë gaz në Evropë përmes Italisë.

Dëshirën e tij, kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu, ia bëri të qartë homologes italiane, Giorgia Meloni, të cilës i tregoi se ka hapësirë për bashkëpunim më të madh mes dy vendeve. Netanyahu i bëri këto komente në fillimin e vizitës së tij treditore në Romë.

Lideri izraelit nënvizoi se dëshiron të krijojë lidhje më të thella me Italinë në shumë fusha, përfshirë në sektorin e ujërave, atë kibernetik dhe në sektorin e energjisë.

“Italia ka thënë se dëshiron të bëhet qendër për furnizimin e Europës me energji. Ne kemi të njëjtin mendim, dhe nga ana tjetër kemi edhe mjaft rezerva gazi që tani po i eksportojmë. Do të donim të kishim më shumë eksporte të gazit në Evropë përmes Italisë.“- u shpreh Netanyahu.

Pavarësisht varësisë së saj të madhe nga gazi rus, Italia e ka treguar përkushtimin që të zëvendësojë importet e energjisë nga Moska pas pushtimit të Ukrainës. Por ajo duket kërkon edhe më shumë se kaq: Ambicia e Romës me gjasë, është të përfitojë nga kjo situatë dhe të bëhet një transportuese e madhe e gazit nga Afrika e Veriut dhe në Mesdhe.

Izraeli ka nënshkruar një marrëveshje nëntorin e kaluar me kompanitë Eni dhe TotalEnergies, që mundëson që kompanitë e energjisë të nisin eksplorimin për gaz natyror brenda kornizës së marrëveshjes për kufijtë detar me Libanin.

Top Channel

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments