10.6 C
Tetovo
E enjte, 16 Maj, 2024
BallinaOpinionIzo Ganiu / Letër e hapur për Bilall Kasamin dhe Afrim Gashin

Izo Ganiu / Letër e hapur për Bilall Kasamin dhe Afrim Gashin

Izo Ganiu

Një pyetje publike Bilall Kasamit e Afrim Gashit!
Si do t’ju arsyetoheni aktivistëve tuaj që ish drejtori i Hekurudhave i Besës i nxori 200 të punësuar që i kishte punësuat Alternativa e i punësoi të Besës e pas saj erdhi përsëri Alternativa e i nxori 150 të punësuar të Besës e i punësoi të Alternativës!

Si do t’ju arsyetoheni atyre të punësuarve në ministrinë e kulturës që zv.ministri i Besës i nxori krejt të punësuarit e Alternativës e i punësoi të Besës e pas daljes së Besës prej qeverie Alternativa i nxori të Besës e i punësoi të Alternativës!

Si do t’ju arsyetoheni krejt aktivistëve e të punësuarve të spitalit të Tetovës që me urdhër të L.Besa i larguat krejt të Alternativës e i punësuat të Besës e pas asaj Alternativa përsëri i nxori nga puna të Besës e i punësoi të Alternativës!

Keni tall b… me aktivistët qytetarët e ndershëm të këtij vendi dhe prej krejt këtyre manovrave të juaja politike ai që është dëmtuar më shumë është populli shqiptar, a mos vallë e keni këtë mision?

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments