15.5 C
Tetovo
E diel, 19 Maj, 2024
BallinaLajmeIzet Mexhiti sillet si lider partie, anëtarëson njerëz nga ASH tek “Grupi...

Izet Mexhiti sillet si lider partie, anëtarëson njerëz nga ASH tek “Grupi i Zjarrit”

Anëtarja e Kuvendit Qendror të Aleancës për Shqiptarët, Rolanda Prevalla Kadriu i është bashkuar grupit të zjarrit të BDI-së që udhëhiqet nga nënkryetari i kësaj partie, Izet Mexheti. Njoftimi është bërë i ditur nga Mexhiti në profilin e tij në Facebook.

“Rolanda Prevalla Kadriu, anëtarja e Kuvendit Qendror të Aleancës për Shqiptarët me krenari iu bashku kauzës që e udhëheqim”, ka shkruar Mexhiti, shkruan Alsat.

Siç mëson televizioni Alsat, Rolanda Prevalla Kadriu nuk ishte pajtuar me vendimin e ASH-së për të hyrë në qeveri për shkak të pakënaqësive për punën e deritanishme të ekzekutivit.

Grupi i Zjarrit tani një kohë të gjatë po kërkon largimin nga BDI-ja të Artan Grubit, për shkak të pakënaqësisë për punën e tij dhe të ministrave të tjerë të BDI-së në qeveri.

Por, kjo kërkesë është refuzuar në vazhdimësi nga kreu i partisë, Ali Ahmeti pas çka dy grupet të njohura si “Zjarri” dhe Ahmetistët” po mbajnë takime me elektoratin për të prezantuar pozicionet e tyre.TetovaSot

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments