Në Daily Click në Tv21, zëvendëskryeministri i parë, Izet Mexhiti tha se, mentori i Artan Grubit ka qenë shërbimi sekret dhe shtoi se, Grubi nuk ka bërë asgjë pa lejen e Ali Ahmeti që për këtë, Mexhiti tha se, edhe vet Grubi ka deklaruar kështu. I pyetur nëse Ali Ahmeti e përdori si “mashë” Grubin, Mexhiti u shpreh se këtë e ka thënë Grubi dhe jo ai.
“Mendoj se mentori apo mësuesi i Grubit në bixhoz dhe në politik dhe shume çështje të tjera, ka qenë shërbimi sekret mirëpo e potencoj që ka deklaratë publike të Grubit, edhe në organet partiake e ka thënë kështu pa dilema se nuk bëjë asgjë pa thënë Ali Ahmeti”, tha Mexhiti.