9.6 C
Tetovo
E premte, 22 Nëntor, 2024
BallinaLajmeIzet Mexhiti: Rruga Shkup-Bllacë do të bëhet më shpejtë! Nuk do të...

Izet Mexhiti: Rruga Shkup-Bllacë do të bëhet më shpejtë! Nuk do të përfitojnë vetëm ish-funksionarët e BDI-së që kanë blerë toka aty!

Zv.kryeminstri i parë Izet Mexhiti, tha se është interes shtetërorë që rruga ShkupBllacë të ndërtohet sa më shpejtë.

“Rruga Shkup-Bllacë është një aks shumë i përfolur, shumë i rëndësishëm për RMV-në, sepse RMV-ja ka suficid vetëm me Kosovën dhe është interes shtetërorë që kjo rrugë të ndërtohet sa më shpejtë. Fatkeqsisht Qeveria e kaluar edhe pse shumë herë e ka promovurar, shumë herë e ka kanë hapur projektin, për të treguar se do e realizojnë shpejtë. Ne fillimisht kemi bërë diagnozë të situatës. Para se të mbrijmë te rruga Shkup-Bllacë është aksi që është në hyrje të qytetit deri te qarkorja, ku janë ndarë nga Qeveria 8 milion euro dhe nuk është realizuar. Mendojmë që këtë ta merr për sipër Qeveria e RMV-së dhe ta ndërton me shpejtësi deri te qarkorja. Aksi prej qarkores, ato dy kilometra kanë mbetur edhe 10 kilometra, ato 5 kilometra nuk janë problematike por 5 kilometra tjera ku janë paraparë 6 tunele, akfadukte, nuk dijmë për çfarë arsye por nuk kanë shkuar kah lumi Lepenc ashtu si Kosova deri në Elez Han, nuk kanë shkuar as nga rruga e vjetër, nuk kanë shkuar as diku ku është më pjertë, por kanë shkuar më lartë, që kërkon ndërtim të tuneleve dhe e ngrit edhe çmimin në 24 milion euro për 1 kilometër katror dhe e bën edhe të vështirë realizimin. Nëse shkojmë sipas projektit që e ka bërë Qeveria e kaluar, më shumë se 7-8 vite nuk realizohen ato 5 kilometra. Idea jonë që e kemi biseduar në Qeveri edhe me kryeministrin është që, të ndërtohet më shpejtë pjesa deri te qarkorja, të hapet tenderimi të ndërtohen 5 kilometra prej qarkores në vijë të Shkup-Bllacë dhe brenda kohës, ato 5 kilometra të revidohen. E ulë koston, do e ulë edhe periudhën e ndërtimit dhe do të përfitojnë qytetarët, sepse do bëhet më shpejtë, do të bëhet më lirë , do të përfiton buxheti I shtetit. Nuk do të përifojnë vetëm sih funksionarët e BDI-së, të cilët si duket janë të involvuar edhe aty në kriminalitet në blerjen e tokave”,tha Mexhiti.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments