16.5 C
Tetovo
E hënë, 30 Qershor, 2025
BallinaLajmeIzet Mexhiti paralajmëron hap të ri politik: VLEN do të mbështesë edhe...

Izet Mexhiti paralajmëron hap të ri politik: VLEN do të mbështesë edhe kandidatë të pavarur në zgjedhjet lokale

Zëvendëskryeministri i parë i Maqedonisë së Veriut, Izet Mexhiti, në një intervistë për Alsat M, ka paralajmëruar një qasje të re politike të koalicionit VLEN në zgjedhjet lokale që vijnë. Ai bëri të ditur se në disa komuna, VLEN mund të dalë me kandidatë të pavarur, të cilët nuk vijnë nga strukturat partiake, por përfaqësojnë vlera dhe kapacitete të spikatura në komunitet.“VLEN po hapet ndaj shoqërisë civile, ndaj organizatave joqeveritare, ndaj intelektualëve. Nëse vlerësojmë se një kandidat është më i miri për një qytet apo komunë të caktuar, ai mund të kandidojë si i pavarur, por me mbështetjen e VLEN-it,” deklaroi Mexhiti.

Ai theksoi se kjo është një dëshmi konkrete e hapjes dhe forcimit të koalicionit VLEN, i cili sipas tij, është në një fazë të re të konsolidimit politik dhe bashkëpunimit me faktorët jashtë politikës tradicionale.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments