2.4 C
Tetovo
E diel, 23 Shkurt, 2025
BallinaLajmeIzet Mexhiti: Nuk duhet të ketë fatura paushallë për shpenzimet elektrike, do...

Izet Mexhiti: Nuk duhet të ketë fatura paushallë për shpenzimet elektrike, do të vendoset kontroll i rreptë

Zëvendëskryeministri Izet Mexhiti ka komentuar kërkesën e ministres së Energjetikës Sanja Bozhinovska drejtuar Byrosë së Metrologjisë, që sa më shpejt të vihen në punë pajisjet e sofistikuara për testimin dhe verifikimin e matësve të energjisë elektrike. Mexhiti thotë se do të ketë kontrolle të rrepta.

“Mjaftë më me padrejtësi! Nuk duhet të ketë fatura paushalle për shpenzimet elektrike! Matësit nuk duhet të mbeten të pakontrolluar për 7 vite, ndërsa qytetarët të paguajnë fatura të pasakta! Do të vendoset kontroll i rreptë dhe çdo ankesë do të ketë ku të raportohet. Një trup i pavarur shtetëror do t’i shqyrtojë të gjitha ankesat në mënyrë të drejtë dhe transparente! Parregullsitë nuk do të tolerohen, shteti qëndron në mbrojtje të qytetarëve!”, ka shkruar Mexhiti.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments