Zëvendëskryeministri i parë Izet Mexhiti, në Top Tema në TV Telma bëri të ditur se ka pasur ofertë për ta ndarë VLEN-in, transmeton TV21. Mexhiti tha se i kanë ofruar të kthehet në BDI, dhe ta marrin partinë dhe ta reformojnë. Siç bëri të ditur Mexhiti, nuk e ka pranuar ofertën, pasi që siç shtoi ka pranuar të jetë pjesë e ndryshimit në koalicionin VLEN.
“Ka tentime dhe kishte tentime për ndarje të VLEN-it. Ofertën e parë e kisha unë, nga ndërmjetësues, më thanë hajde në BDI, tash nuk është Artani, do të pastrohet edhe më tej partia, Ahmeti do të pensionohet, e marrim partinë dhe e reformojmë. Pro unë nuk pranova, se kam pranuar të jem pjesë e ndryshimit në VLEN. Siduket Taravari ka pranuar ndonjë ofertë”, deklaroi Izet Mexhiti – kryetar i Lëvizjes Demokratike, pjesë e koalicionit VLEN.