15.6 C
Tetovo
E hënë, 20 Maj, 2024
BallinaLajmeIzet Mexhiti i "Vlen" për RTSH: Qeveria e re do të jetë...

Izet Mexhiti i “Vlen” për RTSH: Qeveria e re do të jetë një ekzekutiv në shërbim të qytetarit

Izet Mexhiti nga koalicioni i partive opozitare shqiptare “Vlen” ka deklaruar se janë fitues absolut të zgjedhjeve parlamentare në kampin shqiptar.

Ish-kryetari i Komunës së Çairit, është fitues si deputet në Shkup, duke siguruar më shumë vota se Fronti Europian.

Në një intervistë dhënë të dërguarit të posaçëm të RTSH në zgjedhjet në Maqedoninë e Veriut, Genc Ymeraj, ai tha se nëse duam të kemi qeveri stabile, gjithëpërfshirëse, atëhere patjetër duhet të jetë dhe opsioni shqiptar në qeverinë e ardhshme.

Më poshtë një fragment nga intervista.

-Zoti Mexhiti, sa i pritshëm ishte ky rezultat për ju?

Mendoj se është fitore për shqiptarët që pas 20 viteve ka konkurrencë të fuqishme në kampin shqiptar. Kjo konkurrencë paraqet zhvillime në ide e në programe. 

Shqiptarët votuan për ndryshim, për ti dhënë shance një ekipi të ri, një gjenerate të re që përfaqëson shqiptarët.

– A do të hyjë “Vlen” në qeverinë e re të Maqedonisë së Veriut?

 Mendoj që kanë filluar bisedimet për qeverinë e ardhshme.

Sepse për të qenë një qeveri gjithëpërfshirëse i mungon vetëm opsioni shqiptar.

Në këto zgjedhje, opsioni i pastër shqiptar është “Vlen”.

– Paraqitja juaj për pjesëmarrje në qeverinë brenda së Maqedonisë së Veriut do të jetë me kushte apo pa kushte?

Ne kemi kërkuar votën dhe besimin e qytetarëve që kanë qënë të pakënaqur me këtë gjendje dhe për ta përmirësuar atë. 

Kujtojmë se gjendja politike e shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut ka evoluar. Ata nuk janë të kënaqur vetëm me simbolikë.

Do të jetë një ekzekutiv që do të jetë në shërbim të qytetarit, votuesit, që do të avancojnë çështjen në mënyrë reale. 

Thjesht qytetari të ndjejë dorën e ngrohtë të qeverisë.

 Cilët ishin faktorët që sollën rritjen e “Vlen” dhe opozitës në përgjithësi?

Ka mbi 10 vite që shqiptarët votojnë për ndryshim. 

Kemi një parti politike që ka mbi 22 vite në qeveri.

Në modelet europiane gjithmonë ne shikojmë ndryshim, rrallë e has që të mos ketë ndryshim. Ndryshimi është esenca e demokracisë. 

Problemi nuk ka qenë tek qytetari, tek votuesi. Problemi ka qenë brenda opozitës që nuk është unifikuar, ka patur bajraktarizëm.

Ne dëshmuam që dimë ta dëgjojmë qytetarin dhe të lemë mënjanë ngjyrat partiake.

Edhe sikur të ishim në konkurence vetëm me shqiptarët, ne do të gëzonim legjitimitetin e plotë të shqiptarëve. 

– Cili do të jetë qëndrimi “Vlen” në qeveri?

Qeveri pa shqiptarët nuk mund të ketë. Por ne nuk pretendojmë të jemi në qeveri me çdo kusht. 

Ne mendojmë se nëse duam të kemi qeveri stabile, gjithëpërfshirëse, atëhere patjetër duhet të jetë dhe opsioni shqiptar në qeverinë e ardhshme.

Qeveria e ardhshme do të ketë mbi 75 deputetë. Ajo do të jetë stabile, do të luftojë korrupsionin, do të luftojë për shtetin ligjor, do të jetë orientuar drejt integrimeve europiane, do të jetë e përkushtuar për zhvillimet ekonomike dhe jetesën e qytetarëve.

/ rtsh.al /

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments