11.9 C
Tetovo
E hënë, 16 Shtator, 2024
BallinaLajmeIzet Mexhiti: Gjykata Kushtetutese përbëhet nga eksponentë të BDI-së dhe LSDM-së!

Izet Mexhiti: Gjykata Kushtetutese përbëhet nga eksponentë të BDI-së dhe LSDM-së!

Zv.kryeministri i parë, Izet Mexhiti, thotë se Gjykata Kushtetuese përbëhet nga njerëz të BDI-së dhe LSDM-së, prandaj tani problematizohet Ligji për Gjuhët, shkruan gazeta LAJM. Mexhiti, akuzoi këto parti se janë të gatshme të sakrifikojnë gjuhën shqipe vetëm për të destabilizuar situatën.

“E para, nuk ka dilema të shfuqizohet gjuha shqipe, por është dilema që është e hapur para shumë viteve për disa nene në kuadër të ligjit aktual. Shtrohet pyetja përse kjo Gjykatë Kushtetuese që për vite të tëra e ka pas lëndën në sirtarë, mu tani e nxjerr në sipërfaqe, kur e dijmë se Gjykata Kushutetuese përbëhet nga ekspontentë të BDI-së dhe LSDM-së. Mendoj se janë të gatshëm ta sakrifikojnë edhe gjuhën shqipe vetëm për të krijuar situata destabilizuese”, tha Mexhiti.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments