Përmes një shkrimi në Facebook, kreu i Lëvizjes Demokratike (VLEN), Izet Mexhiti ka falënderuar votuesit që mbështetën kandidatin për president të opozitës, Arben Taravari.
Ja postimi i plotë:
“Shpreh falenderim të thellë deri tek të gjithë ata që dje votuan për Dr. Arben Taravarin dhe më këtë dhanë mbështetje të padiskutueshme për koalicionin VLEN si përfaqësues i vetëm legjitim i shqiptarëve!Gjithçka po shkon sipas planit, po hyjmë në fazën e ardhshme nga strategjia e cila me 8 maj do të sjellë fitoren përfundimtare!Regjimi Ahmeti, Grubi, Osmani do të bie!
Shkojmë deri në fund” ka shkruar Izet Mexhiti!