Zëvendëskryeminsitri i parë Izet Mexhiti në fjalën e tij në Kuvend tha se BDI është zhytur në korrupsion dhe se meritat për këtë i takojnë Artan Grubi. Mexhiti tutje theksoi se BDI vazhdon të mos distancohet nga Artan Grubi edhe pasi u bë pjesë e Listës së Zezë Amerikane.
Ndër të tjera zëvendëskryeministri Mexhiti theksoi se interpelanca në Kuvend nuk ka të bëjë me atë, po as edhe me Ligjin për Gjuhën Shqipe e as me Flamurin kombëtar por siç shtoi interpelanca e sotme ka të bëjë me dëshpërimin e BDI-së që VLEN të braktisë qeverinë.