16 C
Tetovo
E diel, 6 Tetor, 2024
BallinaLajmeIzet Mexhiti: Balancuesi nuk shfuqizohet, por promovohet në ligj

Izet Mexhiti: Balancuesi nuk shfuqizohet, por promovohet në ligj

Zëvendëskryeministri i parë dhe ministri i Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Izet Mexhiti, duke komentuar njoftimet për shfuqizimin e balancuesit, theksoi se ai nuk po shfuqizohet, por siç tha ai, po promovohet në ligj për përfaqësim të drejtë. .

Balancuesi nuk shfuqizohet, por promovohet dhe do të jetë në cilësinë e ligjit për përfaqësim të drejtë. Pra, do të jetë në interes të shtetit multikulturor dhe multietnik të Maqedonisë së Veriut”, tha Mexhiti, i cili së bashku me ministrin e Politikës Sociale, Demografisë dhe Rinisë, Fatmir Limani, kryetarin e Komunës së Çairit, Visar Ganiu dhe Deputeti Bekim Sali, sot është takuar me përfaqësuesit e Shoqatës së Pensionistëve të Çairit.

Ai theksoi se mekanizmi pas vitit 2001 fillimisht ka qenë në funksion të përfaqësimit të komuniteteve më të vogla, por në vitet e fundit, siç tha ai, ka pasur kundërefekt.

“Kemi pasur shumë raste kur një maqedonas ka aplikuar kur është dashur të punësohet si shqiptar, turk, vllah apo diçka tjetër apo anasjelltas në nivel lokal. Pra, nuk ishte në funksion, por në kundërfunksion”, tha Mexhiti.Së fundmi, ministri i transformimit digjital Stefan Andonovski ka bërë të ditur se heqja e balancuesit do të shkojë në faza, duke theksuar se me këtë do t’i jepet fund fillimisht të qenurit nga një etni e caktuar, e më pas të jesh profesionist në një fushë të caktuar dhe të kesh cilësi dhe arsim. Ekspertiza, shtoi ai, do të jetë para zgjedhjes së përkatësisë etnike.

Ai vuri në dukje se numrat në mjetin e balancuesit dixhital tashmë janë ndryshuar për të përputhur me rezultatet e popullsisë rezidente nga Regjistrimi i vitit 2021.

Sipas Marrëveshjes Kornizë të nënshkruar në Ohër në vitin 2001, e cila i dha fund konfliktit në Maqedoni ndërmjet pjesëtarëve të Ushtrisë Çlirimtare Popullore-ONA dhe Forcave të Armatosura të Maqedonisë, një nga ndryshimet kryesore ishte punësimi sipas çelësit etnik në administratën publike.


RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments