11.6 C
Tetovo
E premte, 17 Maj, 2024
BallinaLajmeIzet Mexhiti: Artan Grubi kazinomani paska folë diçka, pas 8 majit s’e...

Izet Mexhiti: Artan Grubi kazinomani paska folë diçka, pas 8 majit s’e shpëtojnë as paratë e kumarit

Kryetari i LD-së Izet Mexhiti ka reaguar ndaj deklaratës së zv/kryeministrit, Artan Grubi, i cili e ka quajtur atë “Izet afrikani”.

“Artan kazinomani paska folë diçka… Por si përherë deri tash, qyshse e ka rrejtë dikush që merret vesh në politikë, ia paska huq keq! E çka pritet prej njerëzve që politikën e keqpërdorin për të shëruar komplekset fëminore dhe për ta ngushëlluar veten për faktin që në politikë, sado që mundohen, nuk i don askush?! Të tillët ofendojnë dhe kënaqen me faktin që pushteti ua mundëson të ofendojnë. Por, siç thonë në Gjakovë, e gjakovari e merr vesh më së miri atë kod, ‘i keshni t’kesh!’, ose, për ta përkthy në gjuhën që e kuptojnë të gjithë, ‘i qeshuri të qesh!’

Por, 8 maji po afron miq. E atëherë as Mc Kresha, as Ledri, as Iliri, as Dafina, as PR agjentët që paguhen me paratë e kumarit nuk do ta shpëtojnë. Sepse populli e din më së miri, dhe populli vota nuk ka për kazinomanët.”, ka shkruar Mexhiti.

Ky ishte postimi i Grubit që nxiti reagimin e kreut të LD-së:

Hey MC Kresha
Po foli True story
Qaty t’majt te semafori
Money Heist ju hini njoni
Shuma afro nje milioni
Mos u alarmoni moni, se alarmi s’boni
200-inshet te verdha kallbllak i thirri minioni

Kënga Semafori me tekstin shumë të qëlluar iu dedikohet: Bill Rusit, Izet Afrikanit, Afrimi nuk e din as vet prej ku o se o habit, Arben Turkeminstanit, edhe njonit që s’ia din askush emrin, për krejt dashninë ❤️ dhe që mi sollën dhe dhuruan nga shoktë e tyre ruso-aziatiko-afrikan. A e dini atë, mungesa ime vërehet më shumë se prezenca juaj, unë edhe kur s’jam, ju më shihni n’ëndërr loqkomana, kiss e keni!”, kishte shkruar Grubi nga BDI.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments