16.8 C
Tetovo
E enjte, 2 Maj, 2024
BallinaLajmeIzet Mexhiti: Ambasadori holandez ua bëri me dije se BDI është frenuese...

Izet Mexhiti: Ambasadori holandez ua bëri me dije se BDI është frenuese e funksionimit të shtetit

Kreu i Lëvizjes Demokratike, Izet Mexhiti ka komentuar takimin e ambasadorit holandez në vend, Dirk Jan Kop, me kreun e BDI-së, Ali Ahmeti, përcjell TV21. Duke e komentuar njoftimin e Ambasadës, Mexhiti thotë se BDI-së iu bë me dije që është “frenuesi kryesor i funksionimit të shtetit”.

“Me ndërhyrjen flagrante politike në gjyqësor për shkarkimin e kryetares së Gjykatës Supreme zonjës Besa Ademi, si revanshizëm për “mosndëgjushmërinë” për ta kthyer Nikolla Gruevskin në vend si hero, të ashtuquajturit Fronti Evropian të BDI-së iu bë me dije nga BE përmes Ambasadorit Holandez në vend Dirk Jan Kop, se pikërisht BDI është frenuesja kryesore e funksionimit të shtetit ligjor dhe integrimit të vendit në BE. Kjo paraqet edhe një arsye shtesë pse skenës politikës shqiptare i nevojitet NDRYSHIMI, dhe ky NDRYSHIM do të ndodh me 8 Maj”, thuhet në reagimin e Mexhitit./tv21.tv

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments