15.4 C
Tetovo
E diel, 19 Maj, 2024
BallinaLajmeIvica Daçiç / Barrikadat hiqen kur të hiqen shkaqet për to...

Ivica Daçiç / Barrikadat hiqen kur të hiqen shkaqet për to…

Barrikadat hiqen kur të hiqen shkaqet për to, ka thënë ministri serb i jashtëm, Ivica Daçiç, në një deklarim për media pas takimit me homologen e tij sllovene, Tanja Fajon, raportoi agjencion serb i lajmeve “Beta.rs”.

Vendosjen e rreth 9 barrikadave në pjesën veriore të Kosovës, Daçiç e quajti të “formës së protestës politike” kundër veprimeve ligjore të Kosovës.

Daçiç edhe kësaj here u kujdes të citojë një deklarim të pakonfirmuar të kryediplomates gjermane, Annalena Baerbock, e cila, sipas tij, i ka thënë se “asnjë kryeministër kosovar nuk e pranon themelimin e Asociacionit”.

Cilat janë kushtet për gjetjen e një zgjidhje, do të thotë, që barrikadat të hiqen – që këta njerëz [të arrestuar] të lirohen, që të mos ketë lista sekrete të arrestimeve […] Rrjedhimisht, eliminimi i shkaqeve [të barrikadave] mund të sjell depërshkallëzimin”, ka thënë Ivica Daçiç.

Mes tjerash, ai akuzoi kryeministrin kosovar, Albin Kurtin, se “çdo javë ai shkakton nga një incident individual”.

Të njëjtën kërkesë e ka artikuluar edhe Kryetar i Listës Serbe, Goran Rakiç, i cili dha një të ashtuquajtur “formulë të thjeshtë” për heqjen e barrikadave.

“Nga këtu, prej Rudares, po i jap [Kurtit] një formulë shumë të thjeshtë për heqjen e barrikadave. Lironi të gjithë serbët e arrestuar, hiqni të gjitha njësitë policore nga veriu i Kosovës, hiqni listat sekrete dhe çfarëdo liste për vrasjen e serbëve”, ka thënë në një videomesazh Goran Rakiç, përcjell Reporteri.net.

Në një përpjekje për të shtrembëruar deklaratën e kryeministrit kosovar, Albin Kurti, dhënë për “The Guardian”, i cili tha se sa i përket heqjes së barrikadave “ekziston shqetësimi që heqja e tyre nuk mund të përjashtojë viktima”, Rakiç e quajti “kërcënim të hapur për vrasje të serbëve”

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments