12.1 C
Tetovo
E mërkurë, 27 Nëntor, 2024
BallinaLajmeIvani u zgjua me zemër të re! Hap historik që do ta...

Ivani u zgjua me zemër të re! Hap historik që do ta ngrejë ndërgjegjen për të donuar organe

Këto ditë lënë gjurmë në historinë e mjekësisë në Maqedoni. Këtë mëngjes, me zemër të re pas operacionit të ndërlikuar Ivani është zgjuar, ndërsa momenti u përjetësua me fotografi.

Kardiokirurgji :

“Pas operacionit të suksesshëm vijon periudha e shërimit të tij, periudha kur trupi i Ivanit duhet ta pranojë organin e ri. Mjekët me përkushtim maksimal do ta udhëheqin Ivanin përmes këtij procesi”.

Pikëllim dhe lumturi gjatë ditës së djeshme. Familja Dinevi e humbi nënën dhe bashkëshorten, ndërsa Ivani mori shans të dytë për jetë.

“Mjekët prapa meje një herë ia shpëtuan jetën, e kthyen nga të vdekurit, tani këtë e bënë përsëri, jam shumë falënderues ndaj tyre”, tha Vasill Ognjanovski, I biri i Ivanit.

Emilija Dineva pas aksidentit të rëndë ka qenë tre ditë në komë, ndërsa  truri i saj ishte jofunksional. Pas kësaj, familjarët e saj e kanë sjellë vendimin e rëndësishëm, ta shkyçin nga aparatet dhe të shpëtojë tri jetë të tjera duke e donuar zemrën e saj dhe dy veshkat.

“Ngushëllime dhe të dinë se zemra e së bijës së tyre, nënës, motrës së tyre ende po rreh”, tha Vasill Ognjanovski, I biri i Ivanit.

54 vjeçari Ivan Ognjanovski ishte duke e humbur betejën për jetë, ditëve të fundit ka pasur ndërprerje në punën e zemrës së tij, pas çka mjekët i kanë vendosur pompë si përkrahje.

Dy familjet nuk njihen ndërsa dëshira  e vetme e familjes së donorit është që të njihen me njeriun dhe familjen ku do të vazhdojë të rrahë zemra e Emiljës së tyre.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments