2.5 C
Tetovo
E enjte, 21 Nëntor, 2024
BallinaLajmeBotaItalia shtrëngon akoma më shumë masat/ Conte: Mbyllet gjithçka, përveç gjërave të...

Italia shtrëngon akoma më shumë masat/ Conte: Mbyllet gjithçka, përveç gjërave të domosdoshme

Ka 10.590 raste pozitive të koronavirusit në Itali, 2.076 më shumë sesa të martën.

Komisioneri i urgjencës Angelo Borrelli e ka bërë të ditur, duke deklaruar se viktimat janë gjithsej 827: 196 më shumë sesa të martën.

Ndërkohë kryeministri Conte tha se masat do të shtohen më tej.

“Kjo është koha për të ndërmarrë një hap më shumë, më të rëndësishmin. Tani kemi bërë gjithashtu mbylljen e të gjitha aktiviteteve tregtare, me përjashtim të atyre të nevojave themelore dhe farmacive. Ne do mbyllim edhe dyqanet”.

“Në dy javë do të shohim efektet e para të përpjekjeve”, shpjegoi Conte.

“Unë do të emëroj një komisar të jashtëzakonshëm, Domenico Arcuri, i cili do të jetë i lidhur me Borrelli”, lajmëroi Giuseppe Conte më tej.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments