16.5 C
Tetovo
E premte, 29 Mars, 2024
BallinaLajmeBotaItalia merr masa të rrepta për parandalimin e Covid-19, Conte: Karantina mund...

Italia merr masa të rrepta për parandalimin e Covid-19, Conte: Karantina mund të zgjasë deri më 31 korrik

Ditën e sotme këshilli i ministrave në Itali ka vendosur një listë që përfshin 28 masa për të ndaluar njerzit që të dalin nga karantina. Sipas tyre masat do të vihen në zbatim për të gjithë vendin për periudha të paracaktuara që mund të zgjasë deri më 31 korrik të këtij viti.

“Për periudha të paracaktuara, secila zgjat jo më shumë se tridhjetë ditë, e cila mund të përsëritet dhe modifikohet edhe disa herë deri në 31 korrik 2020 derisa virusi të jetë zhdukur,”– tha kryeministri i Italisë Giuseppe Conte.

Në listë të kufizime që njerëzit do të zbatojnë këto ditë përfshihen: kufizimi i lëvizjes së njerëzve, mbyllja e publikut të rrugëve urbane, parqeve, zonave të lojërave, ndalimin e heqjes dhe hyrjes në territoret komunale, aplikimi i masës paraprake të karantinës për subjektet që kanë pasur kontakte të ngushta me raste të konfirmuara, ndalimi absolut për t’u larguar nga shtëpia, ndalimi i mbledhjeve në vende publike.

Po ashtu ata kanë vendosur që të në këtë zbatim rregullash do të jetë edhe kufizimi ose pezullimi i ngjarjeve, pezullimin e ceremonive civile dhe fetare, mbyllja e kinemave, teatrove, sallave të vallëzimit, disko, dhoma lojrash, pezullimin e kongreseve, pezullimi i institucioneve arsimore.

Gjithashtu është e ndaluar rreptësisht që të kenë komunikime me ata që mund të jenë të infektuar që përfshin kufizime specifike për pacientët, kufizimi i hyrjes së të afërmve tek të sëmurët.

Në rang global numri i personave të infektuar me COVID-19 ka shkuar në 82,750 të infektuae dhe 16,578 persona të tjerë kanë ndërruar jetë nga pandemia globale. /Edizionenapoli

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments