4.3 C
Tetovo
E premte, 26 Prill, 2024
BallinaLajmeBotaItalia hap xhamitë pak ditë para mbylljes së muajit të shenjtë të...

Italia hap xhamitë pak ditë para mbylljes së muajit të shenjtë të Ramazanit

Kryeministri italian Giuseppe Conte, ministrja e Brendshme Luciana Lamoregese e përfaqësuesit e komunitetit islamik italian kanë nënshkruar marrëveshjen me një protokoll të posaçëm për meaxhimin e hapjes së xhamive në të gjithë territorin e vendit.

Hapja e tyre është autorizuar më datë 18 maj 2020 pas një mbyllje që prej datës 10 mars 2020 me dekretin e masave të izolimit anti-pandemisë Covid-19.

Dokumenti i protokollit të hapjes së xhamive është hartuar në bashkëpunim me komunitetin tekniko shkencor i ngritur pranë ekzekutivit italian e është i ndarë në tre kapituj që përmbajnë masat për hyrjen në vendet e lutjes e të kultit; rregulla që besimtarët duhet të zbatojnë gjatë lutjeve e higjenizimin e ambienteve e objekteve fetare.

Për përfaqsuesit e komunitetit islamik italian Kryetarin e Komunitetit Islamik Italian Yassine Lafram, Sekretarin e Përgjitshëm të Qendrës islamike në Xhaminë e Madhe të Romës, Abdellah Redouane, Imamin e Zhamisë së Milanos Yahya Pallovicini e Imamin e Napolit AbdAllah Cozzolino marrëveshja e arritur me qeverinë italiane “është një event historik në njohjen e dinjitetit të kultit të besimtarit mysliman.”

Hapja e xhamive vjen pak ditë para mbylljes së muajit të shenjtë të Ramazanit gjatë të cilit besimtarët myslimanë agjerojnë për 30 ditë në shenjë devotshmërie për fenë e tyre./Gazeta Sinjali/

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments