7.9 C
Tetovo
E shtunë, 27 Prill, 2024
BallinaLajmeBotaItali, “luftë guerile urbane” kundër vaksinës, protestuesit pushtojnë sheshet

Itali, “luftë guerile urbane” kundër vaksinës, protestuesit pushtojnë sheshet

Protestuesit kundër vaksinës u përleshën me policinë rrugëve të Romës, teksa shtypi vendas flet për një lloj lufte guerile urbane të të ashtëquajturve No Vax.

12 persona përfunduan në pranga, mes tyre edhe drejtuesit e Forza Nuova, Roberto Fiore e Giuliano Castellino. Policia italiane përdori pompa uji e gaz lotsjellës për të shpërndarë turmat, që përfshinin edhe aktivistë neo-fashistë, e që protestonin kundër lëvizjes së qeverisë për ta bërë “Green Pass-in e “Covidit të detyrueshëm për të gjithë punonjësit.

Një grup protestuesish tentuan të çanin kordonët e policisë e t`i drejtoheshin zyrës së kryeminitrit Mario Draghi, ndërsa një tjetër u kthye tek selia e bashkimit më të madh të sindikatave në vend, CGIL. Situata u përshkallëzua shumë shpejt

Protestat erdhën pak ditë përpara se Italia të bëhet zyrtarisht vendi i parë në Europë që i detyron të gjithë punonjësit të pajisen me Green Pass, në përpjekje për të përshpejtuar fushatën e vaksinimeve e për të frenuar përhapjen e pandemisë.

Top Channel

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments