Abbas Gallyamov i shkroi fjalime Vladimir Putinit tre vjet pasi fitoi mandatin e tij të parë presidencial. Ai tani e përshkruan atë si “të palogjikshme” dhe “irracionale”
Duke folur për Radio 5 Live të Britanisë, Gallyamov tha se qëllimi i Putinit ishte që forcat ruse të kalonin kufirin, që ukrainasit të dorëzoheshin dhe që presidenti Volodymyr Zelensky të ikte në Shtetet e Bashkuara.
Ai thotë se ideologjia e Putinit buron nga fakti se ai kurrë nuk “dëgjon vërejtje apo kritika” nga bashkëpunëtorët e tij dhe njerëzit përreth tij, kështu që ai është bërë disi “viktimë e sistemit të tij”.
?️'He's the victim of his own system he created.'
Former speechwriter for Vladimir Putin, Abbas Gallyamov, joins @claremcdonnell1 to provide an insight into the Russian President.
He says, 'for decades, [Putin] didn't hear objections or criticism.'
Listen now on @BBCSounds
— BBC Radio 5 Live (@bbc5live) March 2, 2022
Gallyamov beson se Putini i sheh sanksionet perëndimore si diçka që thjesht duhet ‘të hiqet’, ashtu si Ukraina duhet të përmbushë kërkesat e tij për të qëndruar jashtë NATO-s.
Në këto dy raste, Putin mund të zbusë qëndrimin e tij aktual.