Në afro pesë vite kohë Britania e Madhe dhe NATO duhet të përgatiten për luftë. Paralajmërimi i frikshëm vjen nga ish-gjenerali i ushtrisë britanike Patrick Sanders.
Kreu i Ushtrisë Britanike i cili ka qenë në krye të forcave të armatosura britanike për afro dy vite, paralajmëroi se Britania ndodhet tani në “momentin e saj më të rrezikshëm” që nga viti 1945. Gjenerali Sir Patrick tha për Times se Kina, Rusia dhe Irani janë “fuqitë e reja të boshtit”.
“Këto vende janë më shumë se një kërcënim, madje më shumë se Adolf Hitleri në vitin 1939. Ato janë më të ndërvarura dhe më të lidhura se sa ishin fuqitë e boshtit fillestar. Forcat e armatosura të Mbretërisë së Bashkuar janë të forta në disa fusha, si siguria kibernetike, por ne jemi gjithashtu të dobët në të tjera si “sabotazhi” dhe “kërcënimet terroriste”.
Rreziku i një luftë të ardhshme të madhe, do të jetë tema qendrore e Samitit të NATO në Uashington.
Ukraina është vendi i cili dëshiron të bashkohet me NATO-n për të shmangur sulmet e mëtejshme të ardhshme nga Rusia, por vendet kandidate duhet të miratohen nga të gjithë anëtarët e aleancës, disa prej të cilëve janë të kujdesshëm për të provokuar një luftë të drejtpërdrejtë me Rusinë.
Moska e sheh NATO-n si një mjet për dominimin e SHBA-së dhe e ka akuzuar aleancën për kthimin në një mentalitet të Luftës së Ftohtë.
Nga ana e tyre, zyrtarët amerikanë kanë thënë se samiti do t’i ofrojë Ukrainës një “urë drejt anëtarësimit”, e cila do të përfshijë përpjekjen e re të NATO-s për të koordinuar furnizimet me armë dhe trajnimin e personelit ushtarak.