13.5 C
Tetovo
E shtunë, 27 Prill, 2024
BallinaLajmeIsh bashkëpunëtori i Kasamit: Politika është shkencë, Alia është i pari i...

Ish bashkëpunëtori i Kasamit: Politika është shkencë, Alia është i pari i ksaj shkence tek ne

Pas nënshkrimit të marrëveshjes për koalicion mes BDI-së dhe PDT-së për bashkim në “Frontin Europian”, ka reaguar ish mbështetësi dhe një nga bashkëpunëtorët më të afërt të Bilall Kasamit, në opinion i njohur me emrin Izo Ganiu nga Tetova.

Në statusin e tij, Ganiu e ka cilësuar Ahmetin si “shkencë” në vehte. Tregon edhe mënyrën se Ali Ahmeti e rriti “Frontin Europian”.

“Si e ritë Frontin Europian me 50 mi vota plus. Ziadin Sela 26 mijë, Menduh Thaçi 7 mijë, Zejdi 3 mijë, Arjaniti 3 mijë, Bejxhani 3 mijë, Dudush 3 mijë, Boshnjakët 2 mijë. –Shto këtu edhe 110 mijë të BDI-së gjithsej 160 mij vota dalin me 24 Prill kundrejt 50 mijë votave për Taravarin e VLEnit e për dy javë ato 50 mij vota avullohen duke kaluar tek fituesi absolut i këtyre zgjedhjeve Fronti Europian! Politika është shkencë e Alia o i pari i ksaj shkence tek ne!”, ka shkruar Ganiu.

Kujtojmë Ganiu ka qenë një nga bashkëpunëtorët më të afërt të Bilall Kasamit në zgjedhjet e fundit lokale në Tetovë.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments