linku https://insajderi.com/isa-mustafa-per-president-fillojne-dyshimet-e-para-flasin-nga-ldk/
Anëtari i Këshillit të Përgjithshëm të LDK-së, Xhafer Tahiri, ka folur për postin e Presidentit që do të diskutohet mes partisë së tij dhe VV-së.
I pyetur në Rtv Dukagjini se kush mund ta zë pozitën e Presidentit Thaçi, Tahiri ka thënë se do t’i bëhej nder Isa Mustafës nëse do zgjedhej në këtë pozitë.
“Puna, profesionalizmi i tij, do t’i bënte nder Isa Mustafës për Presidenti të vendit”, ka thënë ai.
Ndërkohë, Mustafa asnjëherë nuk e ka mohuar dëshirën e tij për marrjen e postit të Presidentit anipse tash e disa muaj, nuk është në gjendje të mirë shëndetësore.
Sot VV dhe LDK kanë bërë me dije se kanë arritur marrëveshjen e koalicionit. Nesër pritet të zyrtarizohet dhe të votohet në Kuvendin e Kosovës.