18.4 C
Tetovo
E diel, 19 Maj, 2024
BallinaOpinionIronizon Fisnik Ismaili: Qeta policë e forca speciale a janë produkt i...

Ironizon Fisnik Ismaili: Qeta policë e forca speciale a janë produkt i qeverive të dështueme të 20 vjetëve

Ish-deputeti i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Fisnik Ismaili, i cili atëherë ishte pjesë e Lëvizjes Vetëvendosje, parti kjo e cila aktualisht është në pushtet, ka pyetur se këta policë e forca speciale a janë produkt i qeverive të dështuara të para 20 viteve.

Këtë pyetje Ismaili e ka bërë pasi shumë herë qeveria aktuale i ka akuzuar qeveritë e mëhershme si shkakun kryesor për dështimin e segmenteve të ndryshme në Kosovë.

Ish-deputeti Ismaili ka ironizuar me këtë, ku përmes një postimi në profilin e tij në rrjetin social Facebook ka shkruar:

“Qeta policë e forca speciale tash a janë produkt i qeverive të deshtueme të para 20 vjete, e trashigëmi e UÇK-së, apo kanë pikë prej qiellit pardje?”

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments