11.9 C
Tetovo
E premte, 17 Maj, 2024
BallinaLajmeBotaIrani paralajmëron: Ambasadat izraelite nuk janë më të sigurta

Irani paralajmëron: Ambasadat izraelite nuk janë më të sigurta

Yahya Rahim Safavi, një këshilltar i lartë i liderit suprem të Iranit, Ayatollah Ali Khamenei, thotë se asnjë nga ambasadat e Izraelit nuk është më e sigurt, raporton agjencia gjysmëzyrtare e lajmeve Tasnim.

Ai shtoi se Teherani e sheh konfrontimin me Izraelin si një “të drejtë legjitime dhe ligjore”. Agjencia gjysmëzyrtare e lajmeve iraniane ISNA publikoi një grafik që tregonte se shfaqte nëntë lloje të ndryshme të raketave iraniane të afta për të goditur Izraelin.

Komentet e Safavi vijnë pasi Izraeli është në gatishmëri të lartë pas një sulmi të dyshuar izraelit në konsullatën iraniane javën e kaluar në kryeqytetin sirian, Damask, i cili vrau shtatë anëtarë të Gardës Revolucionare iraniane, duke përfshirë dy gjeneralë të lartë .

Teherani është zotuar se do të hakmerret. Ministri i Mbrojtjes i Izraelit tha më herët se vendi është i gatshëm të trajtojë çdo skenar që mund të zhvillohet me armikun e tij të përhershëm, Iranin.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments