2.9 C
Tetovo
E enjte, 21 Nëntor, 2024
BallinaKronikëInterpol operacioni në 116 shtete/ Në pranga 2500 persona, mes tyre shqiptarë...

Interpol operacioni në 116 shtete/ Në pranga 2500 persona, mes tyre shqiptarë e maqedonas

Interpoli ka finalizuar një mega operacion në datën 5 nëntor ku 2500 persona të lidhur me mafian dhe krimin e organizuar janë vënë në pranga. Operacioni “Liberta II” u zhvillua në 116 vende dhe territore midis 29 shtatorit dhe 4 tetorit, përfshire ketu edhe Maqedonine Veriore.

Mësohet se ky operacionin i Interpol-it u ndërmor në kuadër të aksionit të luftës kundër trafikimit të qenieve njerëzore. Gjithashtu Interpol bëri të mundur shpëtimin e 3,222 viktimave të mundshme, duke përfshirë të mitur të detyruar të punojnë në ferma në Argjentinë, migrantë në klubet e natës në Maqedoni, lypsarë në Irak, punëtorë shtëpiak në Lindjen e Mesme.

Operacioni bëri të mundur zbulimin e qendrave të mashtrimit në internet që shfrytëzonin viktimat e trafikimit. Konkreyisht në Filipine, policia bastisi një magazinë ku më shumë se 250 njerëz, shumica kinezë, ishin të përfshirë në mashtrime.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments