Të pyetur nga Instituti Piepoli, qytetarët e kanë vlerësuar negativisht sjelljen e Metës, i cili ka dalë hapur në mbështetje të opozitës, duke u sjellë si një prej tyre.
Në sondazhin e bërë publik mbrëmjen e sotme në emisionin ‘Repolitix’ në Report Tv, 60% e qytetarëve e vlerësojnë negativisht sjelljen e kreut të shtetit, e ndërsa 24% e vlerësojnë pozitivisht. Pjesa tjetër, pra 15% nuk kanë një mendim konkret