6.2 C
Tetovo
E enjte, 28 Nëntor, 2024
BallinaLajmeInspektorët do të kenë më shumë kompetenca

Inspektorët do të kenë më shumë kompetenca

Praktikisht, inspektorët komunal do të mund të shqiptojnë gjoba në territorin e komunës tjetër, gjithnjë bëhet fjalë për komunat e Pollogut. Pas themelimit të këtij trupi, kryetari i komunës autorizohet që të caktojë një inspektor që do të merret me këtë problematikë

Urim HASIPI

Tetovë, 2 mars – Komunat e rajonit të Pollogut gjithnjë kanë probleme për të menaxhuar me deponitë ilegale dhe problemet që kanë të bëjnë më mjedisin jetësor. Në secilën komunë, ka deponi të egra ndërsa inspektoratet komunale rrallë herë shqiptojnë gjoba. Në këtë drejtim, së fundi, me propozim të qendrës së rajonit planor të komunave të Pollogut, do të rriten kompetencat e inspektorateve të ambientit jetësor. Praktikisht, inspektorët komunal do të mund të shqiptojnë gjoba në territorin e komunës tjetër, gjithnjë bëhet fjalë për komunat e Pollogut. Pas themelimit të këtij trupi, kryetari i komunës autorizohet që të caktojë një inspektor që do të merret me këtë problematikë.

“Të gjitha komunat e Pollogut përballen me ndotje të ambientit në forma të ndryshme. Për të qenë më efikas shpresojmë se me një bashkëpunim ndërkomunal dhe një organ i tillë i mirëfilltë që do të jetë në koordinim me qendrën e rajonit të Pollogut dhe komunat, besojmë se do të jep efektet pozitive, pasi që do të shqiptohen dënime për të gjithë ata persona juridik dhe fizik që do të ndotin ambientin jetësor”, tha Besar Durmishi, kryetar i këshillit të komunës së Tetovës.

Pritet që brenda kohës të hartohet edhe një draft verison për t`u dhënë kompetenca inspektorëve që do të kenë kompetenca për të vepruar edhe jashtë territorit të komunës së cilës ata i takojnë. Pritet që në këtë drejtim të ketë zgjidhje edhe për dukurinë e sjelljes së mbeturinave nga komunat tjera në Tetovë. Nga Komuna e Tetovës thonë se këtë problem e kanë denoncuar edhe drejtuesit e ndërmarrjes publike prandaj duhet që ky lloj i bashkëveprimit të zgjidh këto raste të ndotjes së ambientit. “Ai inspektor që do të caktohet, do të jetë i përkrahur nga të gjithë kryetarët e komunave dhe do të ketë një përfshirje në të gjithë territorin e Pollogut, ku do të mund që të shqipton dënime dhe në komunën tjetër.

Gjithçka që ka të bëjë me ndotjen e mjedisit, edhe me deponitë e egra edhe më hedhjen e mbeturinave në vende të ndaluara, sepse po haset një dukuri ku janë konstatuar sjellje të mbeturinave në Tetovë, nga qytetarët që nuk janë banorë të komunës së Tetovës. Pra, ka shumë probleme të kësaj natyre dhe shpresojmë se të paktën këta probleme do të adresohen dhe më pas do të kërkohet zgjidhje në nivel të rajonit të komunave të Pollogut”, deklaroi Durmishi.
Vendimi tashmë ka kaluar në disa komuna të Pollogut, përfshirë edhe komunën e Tetovës dhe i njëjti quhet trup ndërkomunal për mbikëqyrje administrative të mjedisit jetësor në rajonin e Pollogut. (koha.mk)

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments