16 C
Tetovo
E shtunë, 18 Maj, 2024
BallinaLajmeBotaInsiston Pentagoni: Rusia mashtron, nuk po tërhiqet por po ripozicionohet

Insiston Pentagoni: Rusia mashtron, nuk po tërhiqet por po ripozicionohet

Zëdhënësi i Pentagonit, John Kirby, ka thënë se Rusia është duke “ripozicionuar” forcat e saj afër Kievit, mirëpo nuk është duke i tërhequr ato, andaj qyteti është nën rrezik, shkruan Gazeta Metro.


Prej njoftimit se rusët po tërhiqen nga fronti i Kievit dhe Chernihivit, amerikanët kanë insistuar se një gjë e tillë duhet të merret me rezerva, pasi që kjo mund të jetë taktikë e tyre për të sulmuar edhe një herë kryeqytetin ukrainas.

“Po shohim numër të vogël që duket se po largohet, në ditën e njëjtë që rusët kanë thënë se po tërhiqen”, u ka thënë Kirby gazetarëve.

“Por ne nuk jemi të përgatitur për ta quajtur këtë gjë tërheqje”, ka thënë ai.

“Ne mendojmë se ata kanë në mendje ripozicionimin për të bërë prioritet diçka tjetër”.

Kjo deklaratë e Pentagonit vjen pas përfundimit të negociatave mes palëve ndërluftuese në Stamboll të Turqisë sot./gazetametro.net

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments