12.1 C
Tetovo
E hënë, 29 Prill, 2024
BallinaKronikëInsektet e hanë të gjallë një person në burgun e Atlantës.

Insektet e hanë të gjallë një person në burgun e Atlantës.

“Një burrë ka vdekur në një burg në Atlanta, nga insektet dhe çimkat”, ka pretenduar avokati i familjes.

Lashawn Thompson u burgos për një kundërvajtje dhe u vendos në sektorin psikiatrik të burgut të Qarkut Fulton, pasi zyrtarët e gjykuan atë të sëmurë mendor.

Avokati i familjes Michael D Harper, publikoi foto që tregojnë trupin e zotit Thompson të mbushur me insekte.

Ai po bën thirrje për një hetim penal dhe u tha gazetarëve se një padi është në pritje.

“Zoti Thompson u gjet i vdekur në një qeli të ndyrë burgu, pasi u hëngër i gjallë nga insektet dhe çimkat”, tha zoti Harper në një deklaratë. “Qelia e burgut ku z. Thompson ishte vendosur, nuk ishte e përshtatshme, ai nuk e meritonte këtë.”

Sipas një raporti ekzaminues mjekësor të Qarkut Fulton, Thompson u gjet i papërgjegjshëm në qelinë e tij të burgut më 19 shtator, tre muaj pas arrestimit të tij dhe u shpall i vdekur pas përpjekjeve të policisë lokale dhe personelit mjekësor për ta ringjallur atë, sipas USA Today.

Zoti Harper thotë se të dhënat e burgut tregojnë se oficerët e paraburgimit dhe stafi mjekësor vunë re se Thompson po përkeqësohej, por nuk bënë asgjë për për ta ndihmuar atë, raportoi CBS News.

Në raportin e ekzaminimit mjekësor, thuhet se kishte një “infektim të rëndë të insekteve” në qelinë e tij në repartin psikiatrik, por nuk kishte shenja të qarta të traumës në trupin e Thompson.

Raporti e rendit shkakun e vdekjes si të paqartë.

Si mund të jenë vdekjeprurëse insektet?

Fotot e publikuara nga avokati paraqesin një pamje morbide të zotit Thompson, fytyra dhe busti i të cilit mund të shihen të mbuluara me insekte.

“Kushtet e qelisë së burgut siç shihen në foto janë të tmerrshme”, tha Michael Potter, një entomolog në Universitetin e Kentakit, i specializuar në insektet e shtratit.

“Unë jam marrë me çimkat për më shumë se 20 vjet, por nuk kam parë një gjë të tillë në këto nivele” tha zoti Potter për BBC.

Kafshimet e insekteve zakonisht nuk janë vdekjeprurëse, por në disa raste të rralla, tha zoti Potter, ekspozimi i zgjatur ndaj një infektimi masiv të insekteve, mund të shkaktojë anemi të rëndë, e cila mund të jetë vdekjeprurëse nëse nuk trajtohet.

“Insektet ushqehen me gjak dhe një numër shumë i madh insektesh ushqehen me sasi shumë të mëdha gjaku,” tha zoti Potter. Në raste të tjera ekstreme, tha zoti Potter, viktimat mund të përjetojnë një reaksion alergjik dhe të shkojnë në shok anafilaktik, i cili gjithashtu mund të jetë vdekjeprurës.

Top Channel

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments