9 C
Tetovo
E martë, 23 Prill, 2024
BallinaLajmeINFORMACION PËR ORGANIZIMIN E TRANSPORTIT AJROR PËR SHTETASIT E MAQEDONISË SË VERIUT...

INFORMACION PËR ORGANIZIMIN E TRANSPORTIT AJROR PËR SHTETASIT E MAQEDONISË SË VERIUT JASHTË VENDIT QË DUAN TË KTHEHEN NË VEND

Konform Dekretit me fuqi ligjore për organizimin e transportit ajror të shtetasve vendas që aktualisht janë jashtë shtetit gjatë gjendjes së jashtëzakonshme, Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut  do të organizojë transport ajror për transportimin e tyre në territorin e Republikës së Maqedonisë së Veriut, pas një liste të marrë më parë nga Ministria e Punëve të Jashtme të udhëtarëve të paraqitur, informon Sektori për marrëdhënie me opinionin i Sekretariatit të përgjithshëm.

“Sekretariati i përgjithshëm i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së veriut do të publikojë një thirrje publike sipas destinacionit dhe numrit të udhëtarëve bazuar në listat e dhëna nga Ministria e Punëve të Jashtme, me qëllim të marrjes së ofertave për fluturime çarter nga qytete evropiane për në Republikën e Maqedonisë së Veriut. Pas shpalljes së thirrjes publike nga Sekretariati i Përgjithshëm, afati i fundit për pranimin e ofertave është 12 orë nga koha e shpalljes së thirrjes. Kriteri për dhënien e një kontrate për furnizim publike publik është çmimi më i ulët”, qëndron në kumtesë.

Sekretariati i Përgjithshëm do të lidhë kontratë dhe do të paguajë ofertën e zgjedhur më të favorshme në bazë të kritereve të përzgjedhjes.

Personat që paraqiten në thirrje gjatë hyrjes në aeroplan do të nënshkruajnë një marrëveshje midis tyre dhe Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, në të cilën garantohet se ata do të paguajnë shumën e caktuar në llogari të Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe do të plotësojnë një Deklaratë se pajtohen pas arritjes në vend  të akomodohen në objektet shtetërore për karantinë për një periudhë prej 14 ditor.

Personat do të merren nga Aeroporti ndërkombëtar i Shkupit, me transport të organizuar deri te vendet e përcaktuara për karantinë shtetërore.

Udhëtarët që do udhëtojnë kanë afat prej 15 ditëve nga data e arritjes për të paguar shumën e biletave sipas kontratës.

Kthimin e parave duhet t kryejnë në formularë PP-50 ku duhet t’i shënojnë të dhënat e mëposhtme:
Emri i Marrësit: Buxheti i Republikës së Maqedonisë së Veriut
Llogari Transaksione 100 1000000063095
Llogaria e përdoruesit 630010001963019
Llogari e të ardhurave 725939 00
Qëllim i dërgesës: Kthimi në llogarinë 040010007863713, llogaria e shpenzimeve 420220 nënprogrami 10.

Marrëveshja midis udhëtarëve dhe Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, në të cilën garantojnë se do të paguajnë shumën e përcaktuar për biletën e aeroplanit në llogari të Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut e, ka cilësinë  e një dokumenti ekzekutiv dhe mund të jetë subjekt i zbatimit në rast të mosplotësimit të detyrimit nga pala kontraktuese, shtohet më tej në komunikatën e Sektorit për marrëdhënie me opinionin të  Sekretariatit të përgjithshëm.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments