“Me datë 07.12.2024 në ora 17:55 në SPB Shkup I.I (32) nga f Haraçinë, Shkup, ka raportuar se në zonën e Bit Pazarit, teksa ishte duke drejtuar veturën e pasagjerëve, është ndaluar nga dy persona të cilët kanë tentuar ta nxjerrin zvarrë nga vetura dhe ta sulmojnë.
Më pas ai ka nxjerrë një pistoletë sinjalizuese dhe ka qëlluar dy herë në ajër, pas së cilës personat janë larguar nga vendi i ngjarjes”, njofton policia në buletinin ditor.
Nuk ka persona të lënduar. Është njoftuar Prokuroria e Përgjithshme. Po merren masa për zbardhjen e rastit.