Pas zyrtarizmit të rezultateve zgjedhore, më së voni më 12 maj duhet të mbahet seanca parlamentare për inaugurimin e presidentes së sapozgjedhur Gordana Siljanovska Davkova.
Ajo duhet të japë një deklaratë solemne para deputetëve të përbërjes së vjetër, pas së cilës fillon mandati i saj. Më 12 maj i skadon mandati presidentit aktual, i cili ishte edhe kandidat për president, Stevo Pendarovski.
Seancën për inaugurimin e presidentit të ri duhet ta thërrasë kryetari aktual i Kuvendit, Jovan Mitreski.