7.3 C
Tetovo
E shtunë, 4 Maj, 2024
BallinaOpinionImer Selmani: Në qoftë se sot hapet VV-ja, nesër pse mos të...

Imer Selmani: Në qoftë se sot hapet VV-ja, nesër pse mos të hapet PDK-ja, LDK-ja, apo PS-ja…

Ish zëvendëskryeministri i vendit tonë, Imer Selmani në një prononcim ekskluziv për indeks.mk ka komentuar zërat për “përzierjen” e Lëvizjes Vetëvendosje në zgjedhjet që pritet të mbahen më 8 maj në vendin tonë.

Selmani është i mendimit se shqiptarët janë vet ata që do të vendosin për të drejtat e tyre dhe nuk duhet të lejuar që dikush të vijë nga jashtë për t’i kryer punët tona. Shton se bashkëpunimi me Shqipërinë dhe Kosovën është i patjetërsueshëm por deklaron se ne vet dijmë ti artikulojmë më së miri kërkesat tona politiko-ekonomike dhe se nuk duhet punën tonë tua lëmë ta kryej dikush tjetër nga jashtë.

“Për dikë do të duket interesant, freski paraqitja e Vetëvendosjes, me ose pa llogon e sajë, po duke dhënë përkrahje për partitë tjera politike, por në esencë unë mendoj se ata të cilët duhet të vendosin për shqiptarët e Maqedonisë së Veriut dhe të drejtat tona, jemi vet ne. Nuk janë as shqiptarët e Shqipërisë po as të Kosovës ata që votojnë dhe jetojnë këtu. Neve më së mirti e dijmë çka na mungon dhe çka na duhet dhe se si duhet t’i artikulojmë interesat tona politike dhe ekonomike në përgjithësi. Bashkëpunimi me Kosovën dhe Shqipërinë, patjetër se është i domosdoshëm, i nevojshëm dhe i mirëseardhur, por nuk duhet punën tonë tua lëmë që dikush tjetër nga jashtë neve të na i kryej këto punë”, tha mes tjerash Selmani.

Selmani pohon se hapja e VV-së në RMV, u hap rrugën edhe PDK-së, PS-së po edhe partive tjera të cilët më pastaj, sipas Selmanit do të krijonin vetëm huti tek votuesit shqiptarë.

“Në qoftë se sot hapet VV-ja, nesër pse mos të hapet PDK-ja, LDK-ja, PS-ja, PD-ja e Shqipërisë. Atëherë çfarë do të kishim në skenën politike në vendin tonë, do të kishim një buketë të madhe lulesh të cilët thjeshtë do të krijonin vetëm huti tek votuesit Andaj, çdo kush që dëshiron të garojë është i mirëseardhur por, duhet të regjistrohet partia politike. Simbas të gjitha rendeve, me nënshkrime, me nënshtetas të Maqedonisë janë ata që duhet të firmosen. Sa më autonom të jetë një subjekt, aq më mirë din ti ndërton dhe menaxhon punët më tutje. Nuk duhet shiquar dhe krijuar një ambient se duhet që për neve shqiptarët e Maqedonisë të kujdeset dikush nga jashtë, nga Shqipëria ose Kosova, për arsye se thjesht mendojmë se mbas 30 viteve demokraci edhe këtu ka djem dhe vajza mjaftë të zotit të cilët dinë të bëjnë politikë, dinë të bëjnë ekonomi dhe dijnë të japin ofertë qytetarëve për të marrë obligime të mëtutjeshme mbi supet e tyre. Mund të vijë për bashkëpunim, por thjeshtë të lëmë dikush nga jashtë, qoftë nga Kosova apo Shqipëria të bëj punën këtu në RMV, mendoj se nuk duhet pranuar si zgjidhja më e mirë. Por, thjeshtë duhet ne ti bëjmë zgjedhjet nga vetëvetja”, deklaroi Selmani./indeks.mk/

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments