15.4 C
Tetovo
E diel, 19 Maj, 2024
BallinaLajmeIlir Meta përshëndeti miratimin e propozimit francez në Kuvendin e Maqedonisë

Ilir Meta përshëndeti miratimin e propozimit francez në Kuvendin e Maqedonisë

Presidenti i Shqipërisë Ilir Meta përshëndeti miratimin e propozimit francez nga Kuvendi i Maqedonisë, duke vlerësuar se “i hap rrugën nisjes së negociatave për anëtarësimin në BE dhe për Shqipërinë”.

“Përshëndes votimin e propozimit të Makronit në Kuvendin e Maqedonisë së Veriut, i cili hap rrugën për negociatat e anëtarësimit në BE javën e ardhshme për dy vendet tona. Përgëzoj faktorin politik shqiptar, i cili i qëndron gjithmonë besnik orientimit evropian, vendimtar për paqen, sigurinë dhe bashkëjetesën ndëretnike” shkruan Meta në një postim në Fejsbuk.

Pavarësisht se ky vendim i hap rrugën negociatave mes dy vendeve, kreu i shtetit shqiptar thekson se “vendimmarrësit shqiptarë tashmë duhet të jenë të vetëdijshëm për përgjegjësitë që kanë në drejtimin e politikave”.

“Vendimi i Këshillit Evropian që do të merret pas disa ditësh duhet të kthjellojë mirë çdo vendimmarës këtu për përgjegjësitë që ka në ndjekjen e politikave që Shqipërinë e bëjnë më evropiane, më demokratike dhe më shpresëdhënëse”, porosit Meta.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments