10.8 C
Tetovo
E enjte, 28 Nëntor, 2024
BallinaLajmeIbrahimi i përgjigjet akad. Qulafkovës: Heqja e postimit pa shprehur keqardhje dhe...

Ibrahimi i përgjigjet akad. Qulafkovës: Heqja e postimit pa shprehur keqardhje dhe pa kërkuar falje e ka vlerën ZERO

Mbrëmë, akad. Katica Qulafkova, anëtare e Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Maqedonisë, në twitterin e saj personal ka shprehur gjuhën e urrejtjes dhe racizmit ndaj shqiptarëve, duke thënë:” shqiptarët janë fajtorë për vdekjen e “racës së dalluar maqedonase”. Ky postim racist i saj, ka alarmuar elitën politike shqiptare, ku përveç kryetarit të Alternativa, Afrim Gashi, ndaj gjuhës raciste të Qulafkovës, ka reaguar edhe anëtari i Kryesisë Qendrore të AlternAtivA-s, Zeqirija Ibrahimi.Heqja e postimit pa shprehur keqardhje dhe pa kërkuar falje e ka vlerën ZERO.
Akad. Qulafkova e ka hequr postimin racist, por kjo nuk nënkupton aspak se e ka ndryshuar mendjen. Dhe, fakti i këtillë është më i dhimbshëm se vetë postimi”, ka shkruar Zeqrija Ibrahimi nga Alternativa.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments