6.8 C
Tetovo
E premte, 19 Prill, 2024
BallinaLajmeI prishet qejfi Vjosa Osmanit pas sulmit ndaj Hotit; me vezë nuk...

I prishet qejfi Vjosa Osmanit pas sulmit ndaj Hotit; me vezë nuk ndalen vendimet e Qeverisë

Kryetarja e Kuvendit, Vjosa Osmani ka reaguar pas sulmit me vezë që iu bë mëngjesin e sotëm zëvendëskryeministrit Hoti.

Kryekuvendarja Osmani ka thënë se vendimt e qeverisë përfshirë edhe taksën nuk mund të ndalen me vezë.

“Tarifa nuk është çështje vezësh. Është konsensus e veprim shtetëror dhe bashkërendim me miqtë strategjik të Kosovës.As sulmet me vezë e as me mjete të tjera nuk do të mund ta ndalin vendosmërinë tonë që ta qojmë Kosovën përpara”, ka shkruar Osmani në Facebook.

Zëvendëskryeministrit Hoti është sulmuar nga disa persona mëngjesin e sotëm pranë ndërtesës së qeverisë, të cilët dëgjoheshin në një video-incizim duke thënë se “taksa nuk bën të hiqet”.

Ndaj këtij sulmi ka pasur reagime të shumta të zyrtarëve vendor të cilët e kanë dënuar aktin.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments