2.6 C
Tetovo
E shtunë, 20 Prill, 2024
BallinaLajmeHulumtim i ri NDI : BDI 8%, ASH 3 %, Lëvizja Besa...

Hulumtim i ri NDI : BDI 8%, ASH 3 %, Lëvizja Besa 1% përkrahje. Alternativa “avullohet”

BDI fiton tek shqiptarët e VMRO-DPMNE tek elektorati maqedonas, kështu tregon hulumtimi i fundit, i përgatitur në kuadër të “Programit për përkrahje parlamentare”, që e zbatojnë Instituti demokratik kombëtar (NDI), Institui për demokraci “Societas Civilis” – Shkup (IDSCS), Qendra për menaxhim me ndryshime (QMN), me përkrahje financiare nga Qeveria e Zvicrës, përcjell www.telegrami.mk

Në pyetjen “Nëse zgjedhjet mbahen javën e ardhshme për cilën parti do të votonin?”, më shumë se gjysma nga të anketuarit u përgjigjën se nuk do të votonin ose nuk dinë se për kë do të votonin. Për VMRO-DPMNE-në do të votonin 17% nga të anketuarit, për LSDM-në 12%, BDI-ja do të fitonte përkrahje prej 8% nga qytetarët e anketuar, 4% deklaruan se do të votonin për Të Majtën, 3% për Aleancën për Shqiptarët, ndërsa 1% përkrahje ka Lëvizja Besa.

Sakaq, pak më shumë se gjysma nga të anketuarit (52%) pajtohen se ndryshimi i modelit zgjedhor mund të kontribuojë drejt zvogëlimit të varshmërisë së deputetëve nga liderët partiakë.

Anketa në terren u zbatua në periudhën 22 shkurt – 9 mars të vitit 2023 tek 1.002 të anketuar mbi 18-vjeçarë në tërë territorin e shtetit, përmes metodës fytyrë në fytyrë

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments