15.4 C
Tetovo
E diel, 19 Maj, 2024
BallinaLajmeHovenier reagon për mobilizimin ushtarak të Serbisë afër kufirit me Kosovën

Hovenier reagon për mobilizimin ushtarak të Serbisë afër kufirit me Kosovën

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Jeffrey Hovenier, ka reaguar pas telefonatës që Këshilltari për Çështje të Sigurisë Kombëtare i Presidentit Joe Biden, Jake Sullivan, ka realizuar mbrëmë me Kryeministrin Albin Kurti.

Hovenier tha se Shtetet e Bashkuara janë të shqetësuara rreth mobilizimit ushtarak të Serbisë afër kufirit me Kosovën dhe bëjmë thirrje për de-eskalim të menjëhershëm dhe implementim të plotë të marrëveshjes nga të dy palët.Telefonata e rëndësishme mes Këshilltarit Sullivan dhe Kryeministrit Albin Kurti. Shtetet e Bashkuara janë të shqetësuara rreth mobilizimit ushtarak të Serbisë afër kufirit me Kosovëm. Bëjmë thirrje për de-eskalim të menjëhershëm dhe konsiderojmë se implementimi i plotë i marrëveshjes nga të dy palët, e arritur në dialogun e ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian që të arrihet stabilteti”, ka shkruar Hovenier në platformën “X”.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments