0.8 C
Tetovo
E hënë, 23 Dhjetor, 2024
BallinaLajmeHoti: Kosova e rrezikon të ardhmen e saj me shtyrjen e heqjes...

Hoti: Kosova e rrezikon të ardhmen e saj me shtyrjen e heqjes së taksës ndaj Serbisë

Nënkryetari i Qeverisë së Kosovës, Avdullah Hoti konsideron se çdo shtyrje e heqjes së taksës prej 100 për qind të importit nga Serbia dhe Bosnja e Hercegovina e komprometon pozitën e Kosovës në dialogun me Serbinë dhe bartë rrezik nga izolimi i qeverisë dhe vendit.

Hoti në profilin e tij në Fejsbuk theksoi se inkuadrimi i Shteteve të bashkuara të Amerikës në negociatat me Serbinë është mjaft pozitiv dhe porositi se shtyrja e vendimit për heqje të taksës, që është kusht për vazhdimin e dialogut me Beogradin, i dëmton raportet me Uashingtonin dhe Brukselin.

“Inkuadrimi amerikan në dialog e ndryshoi dinamikën e negociimit. Qëndrimi i sekretarit amerikan të Shtetit (Majk) Pompeo dhe angazhimet e ambasadorit (Riçard) Grenell se sovraniteti i Republikës së Kosovës është tejet i rëndësishëm për të ardhmen e rajonit dhe se marrëveshja për paqe mes Kosovës dhe Serbisë duhet të rezultojë me njohje të ndërsjelltë, janë garanca për pozitën tonë të negociimit dhe për qëllimet tona”, shkroi Hoti.

Sipas zëvendëskryeministrit të parë të Kosovës, dialogun duhet ta udhëheqë Qeveria e Kosovës, e cila e bartë legjitimitetin që ia delegon Kuvendi.

“Përfshirja sa më e shpejtë jep kohë për negociata më të volitshme për marrëveshjen përfundimtare. Taksa ndaj mallrave serbe dhe boshnjake paraqet pengesë të patejkalueshme për komunitetin ndërkombëtar, SHBA-në dhe BE-në. Çdo shtyrje e heqjes së taksës e komprometon pozitën negociuese në këtë dialog, i dëmton marrëdhëniet tona me SHBA-në dhe BE-në, ndërkaq sjellë edhe rrezik nga izolimi i Qeverisë dhe vendit”, thotë Hoti.

Ai konsideron se asnjë masë e njëanshme nga ana e Prishtinës zyrtare nuk mund ta mbrojë dhe avancojë pozitën kosovare, nëse ajo nuk mbështetet nga Uashingtoni dhe Brukseli.

“Qeveria e Republikës së Kosovës duhet ta heqë taksën e famshme dhe kështu të ulet barabartë me miqtë e saj në tryezë negociuese. Çdo alternativë tjetër e rrezikon seriozisht të ardhmen e vendit”, porositi Hoti

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments