7 C
Tetovo
E enjte, 28 Nëntor, 2024
BallinaLajmeHiqet masa ndaj Serbisë/ Qeveria “Hoti” anulon reciprocitetin e “Kurtit”

Hiqet masa ndaj Serbisë/ Qeveria “Hoti” anulon reciprocitetin e “Kurtit”

Qeveria e Kosovës përfundimisht i ka hapur rrugë rikthimit në dialog me Serbinë.

Në mbledhjen e tretë të Qeverisë Hoti, me shumicë votash ekzekutivi ka larguar pengesat e fundit duke shfuqizuar dy vendimet e Qeverisë Kurti për masat reciproke me Serbinë.

Vendimi i datës 31 mars, i cili ndalonte importimin e prodhimeve me prejardhje bimore dhe shtazore nga Serbia nëse në dokumente nuk i referoheshin Kosovës si Republikë si dhe vendimin e datës 31 maj në të cilin listës së prodhimeve i shtoheshin edhe ato industriale.

I pyetur nga Top Channel nëse do të pranoj uljen në tavolinë me palën serbe, derisa të njëjtit nuk kanë ndalur lobimin për çnjohjen e pavarësisë së Kosovës, Hoti ka thënë se këtë nuk do ta pranoj dhe për këtë ka marrë mbështetjen e SHBA-ve.

Hoti i cili me përgjegjësi kushtetuese do të jetë udhëheqës i dialogut nga pala kosovare, nuk ka mohuar se masat do të rikthehen nëse dialogu nuk prodhon rezultatin e pritur.

Kundër vendimit për shfuqizimin e masave reciproke dolën vetëm anëtarët e AAK-së, parti kjo e cila vendosi masën 100 për qind ndaj prodhimeve serbe.

Vendimi është mirëpritur nga Presidenti, Hashim Thaçi i cili e ka vlerësuar vendim të zgjuar dhe strategjik, që heq pretekstet e Serbisë për bllokim të dialogut.

Ndërsa kryeparlamentarja, Vjosa Osmani ka reaguar ashpër duke thënë se këto vendime Kosovën e bënin të barabartë me Serbinë dhe heqja e tyre do të thotë mos dashuri ndaj vendit. 

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments