Lëvizja libaneze Hezbollah ka publikuar një video të shkurtër me mesazhin “presim të premten”, duke paralajmëruar fjalimin e liderit të kësaj organizate Sayyed Hasan Nasrallaha.
Nasrallah do të duhej të mbante fjalimin në televizon më 3 nëntor, në ceremoninë në përkujtim të “dëshmorëve që ranë në rrugën për në Al-Quds”.
Fjalimi ka të ngjarë të sinjalizojë gjithashtu strategjinë politike që Hezbollahu do të ndjekë në të ardhmen.
Ekziston një shans që Nasrallah mund të shpallë një përshkallëzim të luftimeve në kufirin e Izraelit, në përpjekje për të tërhequr forcat izraelite në veri.
Në javët e fundit, Hezbollahu ka zhvilluar një luftë kufitare me Izraelin, në të cilën 47 luftëtarë të Hezbollahut dhe shtatë ushtarë izraelitë janë vrarë deri më tani.Lufta e vazhdueshme kufitare e Hezbollahut është një strategji rajonale e një sulmi simbolik kundër Izraelit, i mbështetur nga Irani, pa shkaktuar hakmarrje masive që mund ta zhysë rajonin në luftë të përgjithshme. /Telegrafi/
Hezbollah:
We wait for Friday. pic.twitter.com/aJYfdYlv2I
— Clash Report (@clashreport) October 31, 2023