2.7 C
Tetovo
E premte, 19 Prill, 2024
BallinaLajmeHeshtje në Ministrinë e Financave për huamarrjen të EURO BONDI 700 milion...

Heshtje në Ministrinë e Financave për huamarrjen të EURO BONDI 700 milion euro…

Ministrja e Financave Nina Angellovska, hesht prej tre ditësh lidhur me eurobondin më të madh në histori, në vlerë prej 700 milion eurosh. Periudha e kthimit është në 6 vitet e ardhshme, për të cilat do të duhet të paguhen mbi 150 milion euro interes.

“Nga Ministria sqaruan vetëm me njoftim, se sa vite do të duhet ta kthejmë atë dhe me çfarë norme interesi. Ministrja e Financave Nina Angellovska, nuk u përgjigj në shumë pyetje të bëra nga analistët ekonomikë, si do t’i kthejmë ato? A do të bëhet duke aplikuar taksa të reja, apo duke shkurtuar më shumë shpenzimet?”.

Deri më tani, vendi ka lëshuar gjithsej shtatë eurobonde. E para në vitin 2005 ishte më e ulëta, 150 milion euro. Pastaj në vitet në vijim rriteshin shumat e huazuara. Deri në huamarrjen e së mërkurës, shumat më të larta që u morën ishin në vitin 2014 dhe 2018 – nga gjysmë miliardë euro. Nga të gjitha këto huamarrje, Maqedonia deri më tani ka kthyer vetëm dy të parat. Pjesa tjetër ende po paguhet.

EUROBOND
I parë 2005 150 milion euro
I dytë 2009 175 milion euro
I tretë 2014 500 milion euro
I katërt 2015 270 milion euro
I pestë 2016 450 milion euro
I gjashtë 2018 500 milion euro
I Shtatë 2020 700 milion euro

Përveç eurobondeve, vendi ka marrë borxh vetëm këtë vit nga organizata ndërkombëtare financiare si FMN, Banka Botërore, por edhe nga Bashkimi Evropian në një vlerë totale prej 476 milion euro. Për më tepër, Qeveria mori hua edhe 487 milion euro shtesë nga bankat e vendit dhe nga letrat shtetërore me vlerë.

Jashtë vendit                                                                     Në vend

FMN – 176 milion euro                                                Bankat vendase -132 milion euro
BB – 140 milion euro                                                    Letra me vlerë – 355 milion euro
BE -160 milion euro

Kjo do të thotë që vetëm këtë vit dhe vetëm deri në këtë muaj, shteti ka marrë hua mbi një miliard e 700 milion euro! Borxhi publik aktualisht është 5.5 miliardë euro, ose 50.7 për qind të PBv-së, dhe pritet të rritet në 57 për qind deri në fund të vitit.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments