12.8 C
Tetovo
E enjte, 28 Mars, 2024
BallinaLajme“Heshti kur Greqia i hëngri 12 milje det”, Idrizi nga Elbasani: Rama...

“Heshti kur Greqia i hëngri 12 milje det”, Idrizi nga Elbasani: Rama dhe Rilindja duan babëzinë, jo Çamërinë! (film)

Kreu i Partisë Drejtësi, Integrim dhe Unitet, Shpëtim Idrizi, ka zhvilluar një takim me strukturat e kësaj force politike në qytetin e Elbasanit.

Në fjalën e tij, Idrizi theksoi se PDIU-ja është në koalicion vetëm me Partinë Demokratike.

Kemi shumë arsye për të qenë në këtë aleancë së bashku. Po e përsëris, PDIU-ja është në koalicion vetëm me Partinë Demokratike. Jam i detyruar ta theksoj këtë gjë, sepse gjatë këtyre ditëve kam parë “Tiren e Shqipërisë” dhe “Tiren e Tiranës”, që bëjnë sikur shqetësohen se ne qenkemi bashkë me grekët. Në fakt, kur e kishin PBDNJ-në në koalicionin e tyre nuk ishte ndonjë hata, madje ishte shumë mirë”, u shpreh Idrizi.

Ai shtoi se nuk ka shqiptar që harron sesi kryeministri shqiptar është kthyer në mikun e ngushtë të homologut të tij grek dhe hesht kur Greqia zgjerohet me 12 milje në ujërat e Detit Jon.

Si miku më i mirë i kryeministrit të Greqisë, që vetëm në kohët e fundit ka shkuar për të ngrënë një drekë dhe një darkë të bukur, heshti kur Greqia i hëngri 12 milje, siç hëngrën këta më të babëziturit biftekun e Nustretit në Dubai. Ne nuk harrojmë se si ky njeri pasi shiti detin dhe nuk i doli për Zot, bëri varrezat e ushtarëve grekë që erdhën si pushtues në Shqipëri, ndërsa harroi varrezat e shqiptarëve të Çamërisë. Asnjë nga ne nuk harron, sesi, si greku më i mirë hesht për Ligjin e Luftës që Greqia mban në fuqi. Sidomos ne shqiptarët e Çamërisë nuk harrojmë faktin që hoqi nga programi i qeverisë Çështjen Çame”, u shpreh Idrizi.

Kreu i PDIU-së tha se kryeministrin e shqetëson forca elektorale e PDIU-së, që e cilësoi si një “kockë të fortë për t’u përtypur për mazhorancën dhe vetë Edi Ramën”.

Votat e PDIU-së dhe komunitetit çam do ta dërgojnë Edi Ramën jo vetëm në opozitë, por do ta ulin në stolin e turpit të historisë. Sepse Çamëria është sakrifikuar bashkë me Kosovën për këtë Shqipëri politike, që këta po e shqyejnë e po e grabisin përditë”, përfundoi Idrizi.

I pranishëm në takim, Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike dhe i deleguari i saj për Elbasanin, Gazmend Bardhi, deklaroi se shqiptarët e Çamërisë kanë zhvilluar beteja të rëndësishme për të ruajtur identetin kombëtar.

Prandaj dhe në betejën e 25 prillit duhet t’i japim një mesazh Edi Ramës, që mendon se ka votat apo kauzën tuaj në xhep dhe mund të përdorë atë për interesa personale. Ky model në politikë merr fund më 25 prill dhe ne jemi bashkuar sepse e duam Shqipërinë dhe duam të jetojmë këtu”, theksoi ai.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments