Të shpëtosh jetë është hynore, është një nga dytyrat më të shejnjta, është një emocion i madh që mund një njeri të përjetojë. Nga Tetova deri në Turqi këtë rrugë për të shpëtuar jetë e bënë nëntë zjarrfikësit e Tetovës në krye me Avni Ametin.
Ameti rikutjonë emocionet që kur kanë nxjerr fëmijët nga rrënojat, rikutjon tmerrin dhe pamjet tragjike që ka parë në Turqi.
Nga tmerri i madh që pamë atje nga tërmeti famkeq, kishte një shpresë të madhe e ekipit të zjarrfikësve të Tetovës.
Sipas Ametit, shpresa e tyre ka qenë që të shpëtojnë jetë nga rrënojat, ku falë bashkëpunimit me ekipet e Strumicës dhe Ekipet e qendrës për Menaxhim me Kriza kanë shpëtuar një 35 vjeçare që e kanë nxjerrë gjallë e shëndosh pas disa ditëve.
Ndryshe nga Tërmeti në Turqi humbën jetën mbi 41 mijë persona dhe me mijra të lënduar. Kërkimi vazhdon ende për të gjetur persona të gjallë.